Katerina Trungu, moderatorja e njohur në Tring, është bërë për herë të parë nënë. Djali i saj dhe i DJ-të, Endri Miliku erdhi në jetë ditën e dielë, më 16 shtator. Me siguri, të gjithë jeni kurioz për emrin. Deo quhet dashuria më e madhe e çiftit, një emër i veçantë dhe shumë i bukur. Pas një lidhje 8 vjeçare, Katerina dhe Endri u martuan në qershor të këtij viti, kur moderatorja e “Tring Stars” ishte 6 muajshe shtatzënë.
Me një zë mjaft melodioz e shumë të veçantë, Katerina ra në sy shumë shpejt dhe u përzgjodh si zëri zyrtar i disa radiove në vend ndërsa Tring Stars e solli atë më pranë publikut të televizionit duke e bërë një nga personazhet më të dashur të ekranit.