Moderatori i ‘Dancing with the Stars’ tregon punën që nuk do bënte kurrë!

Showbiz

rudi
Rudi Hizmo është një nga moderatorët më të rinj të ekranit dhe shpesh e kemi parë të jetë pjesë e emisioneve të ndryshme. Eksperienca më e fundit televizive është në “Dancing With The Stars”, ku qëndroi përkrah Almeda Abazit për disa javë rresht.Së fundmi Rudi ka folur edhe për karrierën e tij. Ai u shpreh i hapur për të provuar eksperienca të reja profesionale por megjithatë ai ka treguar se ka një punë që do e kishte me shumë siklet për ta bërë dhe s’do e provonte kurrë.

rudi hizmo

“Nuk do të jepja kurrë lajmet sepse mendoj se ata që japin lajmet nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Kjo punë të kufizon, dikush del, lexon lajmet dhe kaq, nuk shpreh asgjë tjetër” ,-tha ai duke theksuar se nuk po përpiqet të jetë ofendues.