Moderatoren shqiptare e kap e qeshura në mes të trasmetimit!

Showbiz

pranvera
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e moderatores së emisionit 7 pa 5, Pranvera Borakaj. Moderatorja ka qenë duke pritur një lidhje në Skype, e cila nuk është realizuar për çështje teknike dhe Pranvera ka filluar të qeshë duke mos u ndalur dot. Në fakt, ka qenë vetë moderatorja që e ka postuar videon në rrjetet sociale disa ditë përpara por është shpërndarë sot gjithandej për shkak se e ka ndarë dhe bloggeri Olti Curri. Kërkesës së Oltit për ti treguar arsyen se pse nuk ndalonte dot së qeshuri i është përgjigjur vetë moderatroja e cila shkruan:

moo

“Aman se e kisha harruar këtë, ndërsa bënim lidhjen me Skype, korresponenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu, aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjekundi. Ishte e pamundur të mbaja ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën”.Shumë shpejt kjo video është bërë virale në rrjet dhe na ka bërë të gjithëve shumë të për të qeshur!