Jesse Lingard dhe Jena Frumes janë një nga çiftet më të lakuara në media. Kjo, jo vetëm për faktin se ai është sulmuesi i M.United dhe ajo është një modele mjaft seksi, por kryesisht për “dramat” që kanë shoqëruar lidhjen e tyre. Pas 15 muajsh, ata kanë vendosur të shkëputen nga njëri-tjetri.
Më sakt, Jena ka vendosur që ta mbyllë këtë histori me futbollistin. Pak kohë më parë, në media qarkulluan foto dhe lajme për një tradhëti të tijën. E mesa duket, bukuroshja ka vendosur të mos e falë apo të durojë diçka të ngjashmë t’i ndodhë sërish. Ajo ka folur hapur për ndarjen, pa u munduar ta fshehë atë. “Të paktën e provova, plus që e shijova shumë këtë histori,” ka thënë Jena.