Pak nga pak, vajzat shqiptare po pushtojnë botën. Së fundmi, një tjetër modele shqiptare ka arritur sukses në një nga emisionet më të famshme italiane. Alba Vejseli është bukuroshja shqiptare e cila mori pjesë në ‘Ciao Darwin’, një program që prezantohet nga moderatori i njohur Paolo Bonolis, në ‘Canale 5’.
Ka qenë Olti Curri ai që ka publikuar disa pamje nga dalja e Albës në emision dhe të gjithë meshkujt që ndodheshin prezentë në publik, janë ‘çmendur’ pas saj. Çdo vit, në personazhin e ‘Nënës Natyrë’ marrin pjesë disa nga vajzat më të bukura të Italisë, ndërsa këtë vit duket se Alba ka qenë ajo që ka vjedhur zemrat e produksionit. Dhe njëherë, vajzat shqiptare arrinë një tjetër sukses në botë.