Arselajda Buraku është një ndër modelet shqiptare më të pëlqyera dhe më permasat më ideale që një modele kërkon. Përveçse është një ndër vajzat më të famshme shqiptare, ajo është në rrugë të mbarë për të patur një sukses ndërkombëtar. Arselajda tashmë jeton në New York dhe ka treguar se vërtet ka talent. Është përzgjedhur edhe nga prestigjiozia “Paper Magazine” si një ndër modelet e preferuara si dhe ka qenë pjesë e Javës së Modës në New York.
Arselajda, tregoi se ka bërë një edicioni për “Harper Bazaar Arabia”, krejt pa pritur. “Më dërguan një email të bej një casting dhe nuk e dija se ishte për “Harper Bazaar Arabia”, thjesht kur hyra në vendin ku me treguan, kuptova se bëhej fjalë për “Harper Bazaar Arabia” dhe kështu u bëra pjesë e një edicioni të tyre” u shpreh Areslajda.