Modelja shqiptare ‘pjesë’ e “Marie Claire”

Showbiz

heidiii 1468491173 4458711

Bukurinë e saj shpesh herë e krahasojnë me atë të modeles Irina Shayk.

Modelja shqiptare me origjinë nga Kosova që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, është bërë shumë e kërkuar nga kompanitë e ndryshme europiane dhe ato zvicerane.

Ka vetëm pak kohë që ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me klinikën e bukurisë “Clinic Lemanic International”. Vajza nga Vushtria e Kosovës është bërë e njohur për publikun shqiptar kur ajo u shfaq si konkurente e ‘Dancing with the Stars Albania’. Duket se sukseset e saj nuk kanë fund. Ajo së fundmi, si imazh i “Clinic Lemanic International”, ka ‘rrëmbyer’ edhe faqe në brendësi të revistës prestigjoze ‘Marie Claire’. Në vitin 2013 Heidi ishte finalist e ‘Miss Zvicra’ e më pas pati një kontratë për reklamimin e cigareve elektronike në Dubai.

heidi1 1468491105 1817592

heidi2 1468491111 509796