Së fundmi, W Magazine (revistë prestigjoze e modës në SHBA) ka publikuar videon e një modeleje shqiptare. Ndoshta ajo nuk është një emër mjaft i lakuar në Shqipëri, por duket se në Amerikë ka arritur atë ç’ka ëndërronte.
Arselajda Buraku është modelja shqiptare që sot është bërë pjesë e pasarelave të New York-ut. “W Magazine” në videon e realizuar për të tregon ndryshimet që Arselajda ka bërë në look-un e saj. Dhe përveç kësaj modelja sqaron se modelingun e kishte pasion por nuk mund të ndiqte karrierën në Tiranë.
Në vitin 2015, ajo ka bërë editorialin e parë të fotove dhe duket se për 2 vite karriera e saj ka ecur mjaft mirë.
/Blitz.al/