Modelja shfaqet në pasarelë me karrocë me rrota

Showbiz

E veshur e gjitha në të florinjtë dhe e sigurtë në veten e saj. Kështu u shfaq në pasarelë gjatë javës së modës një modele ndryshe, e cila sfiloi në karrocë me rrota në 12 shkurt.

“Më kishin thënë shumë herë se do e kisha të pamundur dhe se bota nuk ishte gati dhe nuk do më jepte një mundësi”, shkroi në profilin e saj në Instagram, Jillian Mercado.

Por mundësia iu dha gjatë New York Fashion Week, ku modelja dhe aktorja 32-vjeçare e prekur nga distrofia muskulare, mundi të sfilojë në karrocë në pasarelë.