Cristiano Ronaldo është prej kohësh i lidhur, madje tani pret edhe një fëmijë nga e fejuara e tij aktuale. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që të mos vazhdojë të shihet me admirim nga femrat e tjera. Më e fundit që ka dalë hapur sa i takon pëlqimit kundrejt portugezit është Tania Mitjushina.
Modelja ruse, në një intervistë të dhënë për faqen “TMZ”, ka deklaruar se sheh me një sy të veçantë lojtarin e Realit të Madridit. “Për mua është burri perfekt”, ka rrëfyer bukuroshja 24-vjeçare, e cila shquhet për dobësinë ndaj futbollistëve . Sigurisht, ajo është e vetëdijshme edhe që futbollisti po përjeton prej disa muajsh një marrëdhënie serioze me Xheorxhina Rodrigez. Megjithatë duket se nuk dekurajohet. “Të gjithë historitë përfundojnë një ditë. Ku i dihet…”, është mjaftuar të thotë ajo, duke buzëqeshur .
Në të kaluarën , Tania ka punuar si imazh për firma prestigjoze si “Viktoria’s Sikret”, Gess, Bebe, apo edhe Intimissimi, markë ku në vitin 2010 madje zëvendësoi ish-të dashurën e Ronaldos, Irina Shaik. Famën më të madhe, gjithsesi arriti ta marrë duke pozuar në 2016-n për revistën “Sports Ilustrejtid”.