Deklarata e Kandell Jenner për revistën “Love” gjatë muajit gusht, si duket vazhdon të bëjë ende jehonë në industrinë e modes. “Që nga fillimi, kam qënë selektivë për ata që duhet të bëj. Nuk kam qënë kurrë një nga ato vajza që do të donin të bënin 30 show për sezon, apo cfarëdolloj gjëje tjetër që ato bëjnë”-është shprehur Kandell gjatë intervistës së saj.
Kjo frazë ka mjaftuar që shumë nga vajzat pasarelave të komentonin se ndryshe nga ajo, ato nuk e kanë pasur luksin për të qenë aq selektive, sidomos në fillimet e tyre të karrierës. Së fundmi ka qenë modelja plus size, Ashley Graham, e cila i ka dhënë një përgjigje pohimeve të tilla të Jenner: “Unë për vete nuk kam qënë ndonjëherë kaq me fat. Mua më është dashur të punoj, luftoj e të rrëzoj barriera çdo ditë” -tha Ashley Graham gjatë intervistës së saj. Mesa duket eksperiencat e vajzave në industrinë modës i kanë shumë të ndryshme nga njëra-tjera.