Modelja e Victoria’s Secret, tregon çrregullimin nga i cili vuan!

Showbiz

sara
Sara Sampaio është një prej modeleve më të pëlqyera të Victoria`s Secret. Ajo numëron rreth 7 milionë ndjekës në Instagram dhe dallon për bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Para pak ditësh, ajo ka zbuluar se vuan nga një çrregullim mendor që ndikon në përditshmërinë e saj. E ngecur në trafik, modelja e njohur ka kërkuar nga fansat në Instastory që t`i bëjnë pyetje. Një prej tyre e ka pyetur për rutinën e vetullave dhe ajo është përgjigjur: “Epo përpiqem të mos i prek, por fatkeqësisht vuaj nga trichotillomania dhe i shkul. Kështu që kam shumë hapësira në vetulla dhe thjesht përdor një laps për t`i mbushur!”

sampaio

Pasi ka marr një numër të madh mesazhesh nga fansat, që vuanin nga e njëjta gjë, ajo ka vendosur të bëjë një postim më të gjatë lidhur me këtë çrregullim. “Për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë është, trichotillomania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, që karakterizohet nga një nevojë urgjente për të shkulur vetullat, flokët apo qepikët,” –është përgjigjur Sampaio. Ajo po ashtu, ka shtuar se me këtë gjë është përballur prej moshës 15-vjeçare, kur filloi të shkulte qerpikët, më pas kaloi te vetullat. Modelja ka treguar se kur është në stres kjo gjë përkeqësohet.