Taleedah Tame, 17 vjeçarja nga Arabia Saudite, sapo u ka hapur rrugën të gjitha vajzave për të ëndërruar. Së fundmi, gratë në Arabi kanë marrë ligjërisht të drejtën për të drejtuar makinën dhe ndonëse kjo mund të na duket një gjë fare e zakonshme, në Arabi është një hap i madh. Por, për vajzat e reja, Taleedah, tashmë u ka treguar se mund të kenë edhe një karrierë në modeling.
17 vjeçarja ishte pjesë e një prej shfaqjeve më të rëndësishme të modës në Paris. “Kur fillova për herë të parë modelingun, nuk e mendoja kurrë se mund të isha unë modelja e parë saudite, që do të arrinte diçka të tillë. Tashmë po planifikoj të zhvendosem në Milano, për të ndjekur karrierën time në modeling dhe njëkohësisht studimet,” është shprehur modelja.