Vetëm kur mendojmë se ajo i ka thënë të gjitha, Chrissy Teigen shpërthen një “bombë” të re me deklaratat e saj. Bashkëshortja e këngëtarit John Legend, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “The Ellen DeGeneres Show”. Modelja zbuloi gjatë intervistës se ajo i urren dhe ka komplekse me këmbët e saj dhe për këtë arsye ka gjithmonë një kërkesë të veçantë në kontratat e saj të punës. “Kam këmbët e tmerrshme”-tha Teigen, teksa përpiqej t’i mbulonte këmbët e saj me duar. Moderatorja pyeti modelen se çfarë mendon se është “e gabuar” me këmbët e saj.
“Kam këmbë si aziatikët, si të atyre që jeton në xhungël dhe që i kanë kështu sepse rriten në pemë”- u shpreh me shaka modelja 32-vjeçare. Ajo pranoi se ka përdorur photoshop në setin fotografik me Sport Illustrated, madje kjo është kërkesa e saj sa herë nënshkruan një kontratë pune. “Ti e di se si njerëzit bëjnë të pasmet dhe fytyrën e tyre, dhe unë thjesht bëj photoshop këmbët.”- u shpreh modelja, e cila pak ditë më parë mori çmimin si “gruaja e vitit” dhe emocionoi të gjithë me fjalimin e saj.