Rreth dy muaj më parë Greiss Petrovic u bë nënë për herë të parë dhe u bekua me një vajzë të quajtur Emili. Pas lindjes së vajzës, Greiss ka ndarë për herë të parë me të gjithë eksperiencën e saj si nënë.Ajo tregoi se periudhën e shtatzënise nuk e kishte përjetuar me stres vetëm kishte pasur shumë frikë.
Më tej ajo tha se ishte nisur për një lindje normale, por për shkak të kushteve jo të duhura bëri një lindje cezariane, me operacion. Greiss e cilësoi lindjen e vajzës si një nga momentet më të bukura dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Në kujdesin ndaj vajzës atë e ndihmon edhe vjehrra e saj, Zonja Tefta. Modelja tha se Zonja Tefta i jep këshilla pafund sidomos kur del vetëm me vajzën dhe se ajo pranon me kënaqësi çdo këshillë që i jepet.