Heidi Klum dhe Tom Kaulitz lidhën kurorë në një ceremoni romantike në Capri të Italisë ditën e shtunë. Supermodelja 46-vjeçare, ndau me ndjekësit e saj në mediat sociale fotografinë e parë nga dasma. “Ne e bëmë! Z. & Znj. Kaulitz,”, shkruan Klum në foton që është duke u puthur me partnerin e saj, shoqëruar me një seri emoxhesh zemre.
Në foto, çifti përqafohet nën një tendë me lule të bardha, të shtrira së bashku, teksa ndodheshin në jahtin luksoz të Christina O.
View this post on Instagram
Dhëndri 29-vjeçar i Klum kishte veshur një kostum të bardhë dhe flokët e gjatë i kishte lënë të lëshuar. Nëna e katër fëmijëve mban veshur një fustan po të bardhë dhe pa rripa.