Modelja e famshme tregon me krenari strijat: Askush nuk është perfekt!

Showbiz

chrissy
Vetëm vajzat që kanë përjetuar një shtatzëni, mund të kuptojnë në thelb “pasojat” që i lë trupit një gjë e tillë. E sidomos, kur më parë ke pasur linja perfekte prej modeleje, ke ecur në pasarelë sepse modelingu është profesioni yt, jo një, por dy shtatzëni, do të lënë gjurmët e tyre në fizik pa më të voglën mëdyshje.

chris strija

Kështu, ka qenë modelja e njohur Chrissy Teigen, e cila ka hequr dorë nga photoshop-i dhe i ka treguar botës mbarë dhe fansave të saj, të vërtetën pa u fshehur. Teksa ndodhet me pushime në Bali, bashkë me të shoqin, këngëtarin John Legend, dhe dy fëmijët e tyre, modelja ka treguar në një video strijat në trupin e saj, ndërsa dëgjohet të thotë: “Oh Zot, vetëm këto nuk po më zhduken. Ky është trupi im i ri”.

strija