Modelja e famshme argjentinase, nga Mauricio Isla tek Paulo Dibala

Showbiz

dsret

Lusia Rubio është ish-e fejuara e mesfushorit të Kaljarit, Mauricio Isla, është një modele shumë e famshme në Amerikën e Jugut. Së fundi, në një intervistë të dhënë për mediat latine, ka zbuluar se prej kohësh ka lidhur miqësi me futbollistin e Juventusit, Paulo Dibala. Bukuroshja ka rrëfyer se argjentinasi e ka kontaktuar dhe bisedojnë prej kohësh në WhatsUp, megjithëse njihen që kur ishin fëmijë, pasi janë të dy nga qyteti i Kodrobas. Ndër të tjera, Lucia ka dashur të sqarojë se midis tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi. Kjo edhe për faktin se Dibala është i fejuar me Antonela Kavalieri.
Lusia mund të thuhet se ka marrë famë, prej fotografive të saj nëpër disa revista argjentinase. Por mbi të gjitha, ajo është shfaqur protagoniste me pozat e saj të nxehta, në revistën për meshkuj “Playboy”. Përveçse vazhdon të ushtrojë profesionin e modeles, ajo është e njohur në Argjentinë edhe për pjesëmarrjet në një spektakël televziv, ku luan rolin e sekretares “sexy”. Mbetet të shihet sesa do të arrijë Dibala t’i rezistojë dhe të mbajë thjesht në trajtën e miqësisë raportin që ka me Lusian.