Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019. Këtë herë pasarela u shoqërua me emocione të forta, sepse u prezantua koleksioni i fundit i dizenjuesit të ndjerë Karl Lagerfeld.Në nder të Karl, i cili u nda nga jeta dy javë më parë, në fillim të shfaqjes u mbajt një minutë heshtje.
Një pjesë e modeleve që kanë pasur edhe një lidhje të ngushtë me dizenjuesin e ndjerë nuk arritën të mbanin as lotët gjatë parakalimit me veshjet e tij. Të gjithë të ftuarve ju dhurua një ilustrim i Karl dhe Coco Chanel me mesazhin “Puna vazhdon përpara”, për të treguar se gjeneratat e reja do të vazhdojnë të ruajnë imazhin që ndërtuan dy ikonat e modës.Për herë të parë shfaqja e “Chanel” nuk ishte për promovimin e koleksionit, por ishte një moment historik që do të mbahet mend për nderimin e figurës së dizenjuesit të ndjerë.