Mjaftoi një këngë dhe jeta e Florianit ndryshoi rrënjësisht!

Showbiz

adriani florian
Ishte shumë i vogël, kur zëri dhe stili i tij i të kënduarit rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Në bashkëpunim me këngëtarin Adrian Gaxha, Floriani mori shumë famë me këngën ‘Ngjyra e kuqe’. Tashmë kanë kaluar disa vite dhe jeta e tij thuajse ka ndryshuar plotësisht.

43367

Thuhet se këngëtari para se të bëhej i famshëm ka jetuar në një lagje të varfër. Ai ka jetuar me motrat dhe vëllezërit e tij në një shtëpi modeste në një zonë të varfër në Shkup. Pavarësisht jetës së mëparshme, ai ja ka dalë të lërë pas të shkuarën dhe tani bën një jetë normale, falë të ardhurave që merr nga muzika.