Të qenit personazh publik dhe pjesë e botës së artit mund të jetë ëndrra e shumë njerëzve e shihet si një botë plot të mira. Megjithatë, ashtu si fushat e tjera edhe kjo shoqërohet me pasoja e anë negative. Një ndër to është edhe angazhimi i tepër që kërkon dhe mungesa e kohës për personat e zemrës. Një problem të tillë e paska edhe Almeda me partnerin e saj Tolgën i cili si një aktor shumë i suksesshëm në Turqi duket të jenë shumë i zënë.
Kështu, ata kishin vendosur ta kalonin së bashku mbrëmjen e djeshme por telefoni i aktorit turk nuk pushoi së rëni. Këtë na e tregoi Almeda e cila postoi një foto të tij në Instastory duke shkruar me nota humori: “Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është burri im!”