Miss Turqisë i hiqet kurora për një postim në Twitter

Showbiz

mimsis

Quhet Itir Esen, 18 vjeç dhe qendroi “Miss Turqia” për vetëm një ditë. Asaj ju hoq kurora e bukurisë për shkak të një postimi në Twitter mbi grushtin e shtetit të 15 korrikut të një viti më parë. Esen krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhur të “martirëve”, siç i quan Erdogan viktimat që vdiqën duke i rezistuar grushtit të shtetit.

Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin për heqjen e kurorës vetëm pak orë pasi ai u kurorëzua si Miss.

“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk është e mundur që Organizata e Miss Turqisë të promovojë një reagim të tillë dhe të konkurrojmë në botë me këtë imazh”, reaguan organizatorët.