Miriam Cani feston ditëlindjen: Nuk mund të mungonte urimi prekës i Albanit!

Showbiz

miriam dtl

Ai njihet për tekstet, përmbajtja e të cilëve është shumë konkrete dhe e prekshme. I ka dedikuar shumë këngë dashurisë, por fjalët që ka zgjedhur për të uruar bashkëshorten në ditën e ditëlindjes së saj, mund të ishin të duhurat për tekstin e një kënge. Alban Skënderaj ka vendosur ta urojë Miriamin në ditën e lindjes së saj me disa fjalë që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte, duke i shprehur dashurinë dhe konsideruar atë si bekimin e jetës së tij.

albani miriam

“Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk do isha ky që jam! Ti, që dhuron dashuri e përkushtohesh pa asnjë kusht, që duron çdo kapriço të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliardë! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemrës time, spiranca në qiellin tim!Kush na njeh e di qe jam unë ai me fat!Gëzuar shpirt”- ka shkruar Albani në “Instagram”.

albani urim