Miray Daner qëndron e heshtur për jetën private

Showbiz

Miray Daner e cila së fundmi është takuar me publikun e Tring përmes portretizimit të personazhittë Aslit në serialin “Ambicie”, i cili shënoi rekord shikueshmërie, prej pak kohësh po shijon romancën e lumtur me biznesmenin Oğulcan Engin.

Herë pas here ajo ka konfirmuar në rrjetet sociale ndjenjat e saj dhe dashurinë, përmes postimeve të shpeshta të çasteve  të gëzueshme. Së fundmi, aktorja e talentuar e brezit të ri, festoi 32-të vjetorin e njeriut të saj të zemrës. Ata dukeshin të lumtur pranë njëri- tjetrit, teksa shpejtonin hapin për të festuar me miqtë e përbashkët, por  në asnjërën prej intervistave,  nuk  ka miratuar thashethemet se po i afrohet martesës.

Me indiferencë ndaj interesit të publikut për atë çfarë ndodh në jetën e saj , edhe këtë herë Daner ka shmangur shpjegimet që e kthejnë vëmendjen te jeta e saj private.