Miray Daner përgatit rikthimin e saj në ekrane me sezonin e radhës të projektit të ri

Showbiz

Pas porterizimit të sukseshëm të personazhit të Asllës në serialin “Ambicie”, transmetuar nga Tring,  ofertat për aktoren nuk ndalën dhe Daner shpejt u bë pjesë e shumë projekteve të sukseshme. Projekti i fundit në të cilim aktorja morri pjesë  përfundoi xhirimet për sezonin e parë dhe pas pritjes entuziaste nga publiku produksioni është duke diskutuar për zhvillimin e ngjarjeve në një sezon të dytë. Sezoni i ri do ta mbaj gjithashtu aktoren të lidhur me xhirimet gjatë ditëve të nxehta të verës dhe ajo vetë ka treguar se pushimet do të kalojnë edhe për pak kohë në plan të dytë.

Edhe pse ende nuk është bërë një deklaratë përfundimtare, pretendohet se miratimi për një sezon të ri është gati dhe nga koha e fillimit të xhirimeve për sezonin e radhës, kastin dhe aktoren e sukseshme të gjeneratës së emrave të rinj  e ndan vetëm një periudhë disaditore për përgatitjen e procedurave të nevojshme.