Miray Daner, u vu re duke u larguar nga zyra e menaxherit të saj dhe në një intervistë të shkurtër, aktorja të cilën shikuesit e Tring ende e kujtojnë me interpretimin Hilalit në serialin e paharrueshëm “Dashuri e plagosur”, ka treguar se nuk e kishte pritur që puna në projektin e fundit ku mori pjesë të merrte aq shumë vëmendje dhe vlerësim. Bashkëpunimi me aktoren Birce Akalaj duket se i ka dhënë një shtysë të mëtejshme aktores drejt suksesit gjithmonë e më shumë në rritje. Edhe një herë tjetër emri i njohur, në radhët e aktorëve të brezit të ri, ka vlerësuar kolegen e saj duke e cilësuar atë si një nga emrat më të vyer që njeh sot industria e filmave dhe serialeve në Turqi. Daner, e cila aktroi për herë të parë në moshën shtatë vjeçare arriti të bëjë emër që interpretimet e hershme dhe deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje profesionale. Daner duket e pandalshme me vullnetin, punën dhe talentin e saj. Duke u shprehur se frikën për të luajtur një rol kryesor nuk e ka përjetuar në moshë të re, bukuroshja 23-vjeçare tha: “Nuk kam pasur ngurim të interpretoj çdo rol që më është besuar nga produksioni, por skenari imponon përgjegjësi. Personazhi im i fundit mbante mbi supe një barrë të madhe që në jetës në moshë të re. Në një shoqëri patriarkale, gratë vazhdimisht luftojmë për të marrë respektin që meritojnë dhe për të jetuar të lira. Ndaj, si femër e kam shijuar shumë punën në projektin e fundit”.