Miray Daner, e cila kujtohet me interpretimin e saj në serialin “Dashuri e plagosur”, gjithmonë është komentuar për jetën e lëkundshme sentimentale, ku nga seriali që sapo përmendëm, mes saj dhe aktorit Kubilaj Aka,lindi një dashuri, por së fundmi, Miraj është vënë re me Oulxhan Engin, dashurinë e saj të re, djalin e këngëtatres Seda Sajan. Çifti, i cili ka darkuar vetëm, është parë dorë për dore për herë të parë në dalje dhe nuk ka mundur ta fshehë se ata janë së bashku. Ata janë përpjekur të largohen nga objektivi i kamerave dhe tja mbathin nga pyetjet e gazetarëve, por nuk kanë mundur të largohen pa rënë në sy. Të pyetur për romancën e tyre, dyshja ka shpejtuar drejt automjetit duke i lënë pyetjet e shumta pa përgjigje dhe ku i dashuri i saj i ri tha vetëm se do flisnin më vonë për këtë, duke lënë të kuptohej se ata nuk dëshironin të flisnin për romancën e re të lindur mes tyre.