Miray Daner dhe Oğulcan Engin, drejt martesës?!

Showbiz

Miray Daner, aktorja e cila na kujton personazhin e Hilal në serialin “Dashuri e Plagosur” është në një lidhje romantike prej pak kohësh me të dashurin e saj Oğulcan Engin dhe së fundmi janë vendosur sërish në fokusin e kamerave teksa shfaqeshin të kapur përdore. Çifti është përballur me një pyetje befasuese nga gazetarët dhe të dy janë munduar që edhe këtë herë ta shmangin përgjigjen. Bazuar në zërat që qarkulluan kohët e fundit se Engin i kishte propozuar për martesë aktores dhe ajo kishte pranuar, dyshja u pyet nëse po planifikojnë martesën e tyre në verë, siç po përflitet. Oğulcan u përgjigj se gjithçka mes tyre po shkon për mrekulli, ndërsa lidhur me pyetjen për  plane të afërta martese, ai i ka kërkuar gazetarëve ta vazhdonin një herë tjetër bisedën dhe shpejtoi hapat për t’u larguar. Kujtojmë se Miray dhe Oğulcan  kanë pritur së bashku me familjen e këtij të fundit vitin e ri 2022, kohë në të cilën kanë publikuar edhe  fotografitë e para  së bashku, si një konfirmim publik i lidhjes së tyre të dashurisë.