Modelja e famshme Miranda Kerr dhe i dashuri i saj, themeluesi i SnapChat Evan Spiegel, janë në pritje të natës së parë të martesës për të hedhur një hap më tej.
Kerr ka folur kohët e fundit për jetën e saj sentimentale. Në një intervistë për Times of London, ajo është shprehur se nuk ka patur kurrë më parë një marrëdhenie fizike me Spiegel.
“Akoma jo! Jemi tepër tradicional në këtë aspekt, do të presin natën e parë të martesës.” – është shprehur modelja 33 vjeçare.
Çifti u njoh në vitin 2015 në një darkë organizuar nga Louis Vuitton në New York. Miranda Kerr ka qenë më parë e martuar me Orlando Bloom me të cilin u nda në 2013.