Emrat e yllit hollywoodian Leonardo DiCaprio dhe modeles Gigi Hadid janë përfshirë gjatë ditëve të fundit nga thashethemet për një romancë mes tyre. Persona të afërt me ta kanë konfirmuar këtë lidhje të re dashurie duke theksuar se dyshja po lidhet gjithnjë e më e fortë me njëri-tjetrin. Sipas këtyre zërave, DiCaprio ka patur gjithmonë një pëlqim të veçantë për modelen.
Po flitet se aktori i famshëm, mendon se ajo është sigurisht shumë e bukur, por gjithashtu e mençur dhe e kulturuar. Modelja 27 vjeçare dhe DiCaprio, 47 vjeç, kanë qenë në qendër të vëmendjes teksa dukeshin tejet flirtues e të afërt në fillim të këtij muaji, në New York gjatë Javës së Modës. Romanca e tyre vjen pak pas lajmit një muaj më parë se aktori dhe modelja Camila Morrone i kishin dhënë fund lidhjes së tyre katërvjeçare.
Një lidhje e mundshme me DiCaprion, do të ishte romanca e parë publike e Hadid, që nga ndarja në vitin 2021 me ish të dashurin dhe babain e vajzës së saj dy vjeçare, këngëtarin Zayn Malik.