Miliarderja amerikane tregon përvojën e hidhur: “Më bënin të ndjehesha keq, më godisnin dhe më bllokonin frymëmarrjen”

Showbiz

Një dokumentar në Youtube “Kjo është Paris”, është dokumentari që flet për jetën e trashëgimtares të perandorisë Hilton, Paris Hiton.

Një fragmenti dokumentarit flet për dhunën që ajo ka pësuar në adoleshencë, një formë abuzimi që e ka lënë me pasoja emocionale.

Bëhet fjalë për përvojën e saj në shollën me konvikt në Provo Canyon në Utah ku prindërit e dërguan në mënyrë që të ndryshonte sjelljen e saj rebele.

Hilton dëshmon që në atë shkollë nuk ishte parësore mësimi por të dhunonin nxënësit. Hilton thotë që stafi përpiqej në forma shumë të dhunshme që të kishte kontroll tek nxënësit. Ata përpiqeshin t’ i izolonin dhe madje t’ iu mbanin dhe frymën.

“Supozohej të ishte një shkollë, por mësimi nuk ishte kryesorja. Që nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat, ishin gjithë ditën duke më bërtitur. Ishte një torturë e vazhdueshme. Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Ata po më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më bullonin. Unë mendoj se qëllimi i tyre ishte të na bënin të ndiheshim keq. Abuzonin fizikisht, duke na goditur dhe duke na bllokuar frymëmarrjen. Donin të ngjallnin frikë te fëmijët, në mënyrë që të ishim të frikësuar dhe t’u bindeshim” , – ka thënë ajo.

Hilton nuk do të ngrejë akuza ndaj shkollës, por dëshiron që të tjerët të dinë se çfarë ndodh atje dhe të mos çojnë fëmijët e tyre.