Edhe pse të gjithë mediat rozë shkruan ditën e djeshme se Miley Cyrus mund të priste një fëmijë, këngëtarja nuk është shtatzanë. Fotoja që Miley dukej me barkun e rrumbullakosur nuk paska qenë asgjë tjetër veç se të ngrënit shumë ushqim.
Pas komenteve të shumta nga ndjekësit, si edhe shkrimeve nëpër media ajo ka vendosur mos t’i lërë këto thashetheme të marrin jetë. Me anë të një fotoje në “Tëitter” ka shkruar: “Nuk jam shtatzanë, thjesht kam ngrënë shumë gjel deti”.
Edhe pse nuk do ishte çudi që Miley dhe Liam të prisnin një fëmijë, dëshirë kjo që çifti e ka shprehur prej shumë kohësh, fotoja ishte thjesht një keqkuptim. Nga ana tjetër një burim ka thënë për “Hollywoodlife” se çifti kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku, dhe në të ardhmen do ishin prindër shumë të përkushtuar.