Miley Cyrus rikthehet pas në kohë dhe pozon sërish nudo!

Showbiz

melisksugcyrys
Miley Cyrus është një ndër personazhet që gjithmonë tërheq vëmendje me veprimet e saj apo fotot që publikon. Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket e veshur vetëm me një palë çizme të gjata, asgjë tjetër në trup. “Gëzuar ditën zyrtare të qenushëve”, ka shkruar Miley në foton ku ka pozuar pranë qenit të saj. Mesa duket, këngëtarja ka vendosur ta ‘festojë’ këtë ditë me një foto të veçantë dhe pavarësisht se fansat janë mësuar tashmë me karakterin e saj, kjo foto ka sjellë shumë reagime. Kujtojmë se Miley u martua para pak kohësh në një ceremoni private me aktorin Liam Hemsworth.