Artistja me famë botërore, Miley Cyrus e ka gjetur padyshim mënyrën si të marrë vëmendjen e duhur. Në të shumtën e rasteve ajo e bën duke bërë “twerk”, të cilin më pas e shpërndan në rrjetet sociale, kurse këtë herë ka zgjedhur të vijë ndryshe. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto e shtrirë në shtrat, ndërsa kthen nga kamera të pasmet e saj atraktive.
View this post on Instagram
“Vajza e nxehtë e verës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke marrë komente të shumta nga fansat.
Kujtojmë që javën e ardhshme, Miley do të jetë në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, ku do të performojë në natën e parë më 2 gusht.
View this post on Instagram