Miley Cyrus: “Nuk jam e sigurt nëse dëshiroj të bëhem nënë, fansat janë fëmijët e mi”

Showbiz

Miley Cyrus ka rrëfyer pasigurinë e saj për t’u bërë një ditë nënë. Në një rrëfim të sinqertë për revistën ‘W’, ylli i muzikës pop tregoi se ka akoma dyshime nëse ndihet apo jo gati për të hedhur një hap të tillë. “Sot jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndjehem sikur fansat janë fëmijët e mi dhe sikur kjo më mjafton”.

Cyrus më pas shpjegoi pse ka kuptim që fansat të jenë fëmijët e saj. Fjala “Nënë” është fjala më gjithëpërfshirëse. Nënë, për mendimin tim mund të jetë Rihanna, Beyonce, e shumë të tjera po ende jo unë.  Fansat e mi më quajnë ‘nënë’”, tha ajo. Këngëtarja e hitit  “Sunflowers” vazhdoi të përmendte kumbarën e saj dhe përmendi legjendën e muzikës country Dolly Parton, e cila nuk ka pasur kurrë fëmijë me bashkëshortin e saj, Carl Thomas Dean, për afërsisht 60 vite. “E kam dëgjuar Dolly-n të thotë gjithashtu këtë”, thotë Cyrus në lidhje me Parton duke i përshkruar gjithashtu fansat e saj si të ishin fëmijët e këngëtares së famshme. Ylli i “Hannah Montana” konfirmoi se ndihet shumë mirë me veten dhe jetën e saj aktualisht  dhe se po e shijon çdo ditë.