Së fundmi Miley Cyrus, i është përgjigjur thashethemeve se martesa e saj me Liam Hemsworth ka marrë fund duke festuar përvjetorin e 10-të së bashku. Mediat para disa kohësh raportuan se çifti kishte probleme. Pavarësisht këtyre spekulimeve, ajo festoi 10-vjetrin e lidhjes me Liam. Ajo ka publikuar një ‘screenshot’ nga një artikull që shkruante se çifti po shkonte drejt ndarjes. Ndërsa krah fotos ajo shkroi: “Gëzuar 10-vjetorin dashuria ime”. Postimi i kësaj fotoje hodhi posht çdo lloj dyshimi se lidhja e tyre ka probleme.