Miley Cyrus fshin të gjitha postimet në Instagram!

Showbiz

cyrus
Këngëtarja e njohur ra në sy pak ditë më parë, kur filloi të fshinte një nga një të gjitha fotot e saj në Instagram. Tashmë, 76 milion ndjekësit e saj, nuk kanë çfarë të shohin më në profilin e Mileyt, pasi nuk egziston asnjë foto.

miley

Kjo nuk është hera e parë që një personazh vendos të fshijë të gjitha postimet. E kemi parë këtë gjë nga artistë të huaj, e kemi parë gjithashtu nga artistë shqiptarë.Zakonisht, shpjegimi i vetëm ka qenë fakti që së shpejti do të publikohej ndonjë projekt i ri. Kështu që le të presim dhe të shikojmë se çfarë surprize ka pregatitur Miley.