Ato vijnë nga dy realitete krejt të ndryshme. Njëra ka kohë që është bërë pjesë e familjes mbretërore dhe ndoshta i njeh më mirë prapaskenat që luhen brenda mureve të Pallatit të Buckingham-it, kurse tjetra, ndonëse është dukeshë prej gati dy vitesh, duket se nuk është akoma gati për të pranuar ndryshimet që po i ndodhin. E kemi fjalën për Kate Middleton dhe Meghan Markle, dy princeshat e shumëpërfolura jo vetëm të shtypit britanik, por edhe atij mbarëbotëror. Njëlloj si në rastin e vjehrrës së tyre të ndjerë, princeshë Dianës dhe kunatës së saj Sarah Ferguson, edhe marrëdhënia e të dyjave është parë gjithmonë me dyshim dhe xhelozi nga brenda.
Kate dhe Meghan i janë shitur shtypin dhe opinionit publik herë si mik dhe herë si armike, aq sa askush nuk di më ç’të mendojë për to, por fakte të reja kanë dalë në dritë. Kohët e fundit, dukesha e Sussex-it Meghan Markle është vënë në qendër të kritikave. Çdo lëvizje e saj nuk i shpëton shtypit dhe paparazzi-ëve dhe një situatë e tillë ka rënduar më tej gjendjen e saj psikologjike. Kjo situatë ka shqetësuar të gjithë, madje edhe kunatën e saj të madhe.
Sipas një burimi pranë familjes mbretërore, i cili ka ndarë lajmin më pas në media, Kate mendohet t’i ketë thënë:
” Duhet të rrish e qetë. Të gjithë ne kemi kaluar një përballje të tillë me gazetarët. Është thjesht një moment i keq që do të kalojë. Mëso nga gabimet e tua dhe ec përpara.”