Një nga çiftet më të komentuara kohët e fundit, jo vetëm në Turqi, por kudo janë Adriana Lima dhe Metin Hara. Supermodelja me famë botërore është në një lidhje me shkrimtarin e njohur turk Metin Hara. Ata kaluan një verë shumë të bukur së bashku në Bodrum dhe në vende të tjera të Turqisë. Megjithatë, pushimet për bukuroshen 36 vjeçare mbaruan dhe ajo është kthyer në shtëpinë e saj në New York.
Jo vetëm kaq por ajo gjithashtu ka pasur një të ftuar të veçantë në shtëpinë e saj. Bëhet fjalë për ish të dashurin e Limës, Miltiadis Kastanis, ish tenist. Ata madje, ndanë disa foto dhe video në rrjetet sociale ndërkohë që të gjithë presin reagimin e Haras. Të gjitha mediet në Turqi kanë shkruar sot mbi këtë ngjarje duke pritur me padurim një deklaratë të shkrimtarit.