Procesi i të shkruarit të këtij libri, për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka nisur vite më parë, për të marrë vulën e finalizimit pikërisht ditën e djeshme. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me miliona ndjekës të saj virtual kopertinën e librit të parë.
Quhet “Becoming” dhe përcjell në çdo faqe të tij copëza personale historish që zënë fill nga fëmijëria e hershme në një apartament në Çikago me prindërit, tek martesa me dashurinë e jetës së saj Barack Obama, njeriu që do të bëhej vite më pas, Presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës siç është Amerika.