Ndoshta është e vështirë për t’u besuar, por edhe Barck dhe Michelle Obama kanë patur probleme në martesën e tyre. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘People’, Michelle ka treguar se gjatë dy dekadave martesë ata kanë patur nevojë edhe për një këshilltar martese për të zgjidhur çështje të ndryshme. “Sepse ne jemi modele për t’u ndjekur, duhet të tregohemi të sinqertë dhe të themi se nëse je i martuar dhe një moment kërkon të largohesh, kjo është shumë normale, sepse dhe unë jam ndjerë kështu”, – ka thënë Michelle.
Më tej ajo ka treguar se patur shumë raste kur ka dëshiruar që gjërat të ishin ndryshe. Megjithatë ata punuan që ta shpëtonin martesën e tyre, pavarësisht gjithë ulje-ngritjeve. Michelle ka thënë se kur është e nevojshme për t’u këshilluar me dikë, bëjeni, dhe kërkoni ndihmë për të gjetur zgjidhjen e problemeve tuaja në çift.