Michelle Obama na emocionoi të gjithëve me urimin e përvjetorit të saj me Barac

Showbiz

Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë mbushur sot plot 27 vite pranë njëri-tjetrit. Në të mirë e në të keq, ata kanë qenë gjithmonë bashkë dhe kanë treguar se me kalimin e viteve, dashuria e tyre është rritur më shumë.
Ata kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mirë të njëri-tjetrit dhe janë shembulli më i mirë për çdo çift të dashuruarish.
Michelle ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto me bashkëshortin, krahas së cilës i bën urimin më të bukur të përvjetorit:
“27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do të thoja se ai është dorëzuar. Jemi gati për kapitullin tonë të ri për t’u bërë fole të zbrazëta dhe për të zbuluar ç’do të vijë tjetër, ndërkohë që e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi shumë vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack.”- i shkruan bashkëshortja ish-presidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on


Gjithashtu, Obama s’ka harruar ta urojë partneren e tij në Instagram me një shprehje të “Beatles”.
“Siç ‘Beatles’ thanë, bëhet më e mirë me kohën. Faleminderit zemër për 27 vite fantastike.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama) on