Pas detyrës së saj si zonjë e parë e SHBA, Michelle Obama, fitoi zemrat e një numri të madh njerëzish. Duke qenë se Michelle shihet si një personazh shumë popullor, fansat kanë kërkuar që të kandidojë për presidente. Pavarësisht se ajo e di pak a shumë se si funksionin detyra e një presidenti, duket se kjo gjë nuk bën fare pjesë në planet e Michelle. Gjatë një turneu për librin e saj ‘Becoming’, Michelle ju përgjigj pyetjeve të fansave të saj, ndër to planet për 10 vitet e ardhshme dhe nëse do të kandidonte për presidente.
Ajo hoqi menjëherë dyshimet e njerëzve për presidente, duke qenë se e mohoi në mënyrë kategorike këtë mundësi. Megjithatë ajo shtoi se është shumë e gatshme që bashkë me Barack të mbështesin gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve. Gjithashtu Michelle ka treguar se marrëdhënia e saj me Barack është perfekte dhe se ata ja kanë dalë gjithmonë mbanë ta ruajnë martesën e tyre. Së fundmi Michelle po shijon suksesin e biografisë së saj ‘Becoming’, që ka qëndruar për 15 javë me radhë në listën e librave ‘best seller’ të ‘New York Times’.