“The Simpsons” është seriali i animuar që ka parashikuar shumë prej ngjarjeve me të rëndësishme që kanë ndodhur nëpër botë, si për shembull: sulmet e 11 shtatorit, vdekja e gorillës Harambe, skandali i mishit të kalit, zgjedhja e presidentit Trump etj. Së fundmi, një prej episodeve të Simpsons është vendosur në qendër të vëmendjes, për shkak se mendohet se ka parashikuar edhe vdekjen e Michael Jackson. Një episod i “The Simpsons” i quajtur “Stark Raving Dad” besohet se është një provë për inskenimin e vdekjes së mbretit te popit. Në këtë seri, Homer dërgohet në një spital psikiatrik, ku ndan dhomën me një person që pretendon se është Michael Jackson.
Pas daljes nga spitali i ashtuquajturi Michael ftohet në familjen Simpson. Bart përhap lajmin për të ftuarin special dhe turma njerëzish rrethojnë shtëpinë e tyre. Shumë shpejt zbulohet që ky ishte një mashtrim dhe lajmi pushton gazetat me titullin “Mashtrimi i Michael Jackson”. Sipas shumë teorive thuhet se ky episod ishte një parashikim për mashtrimin e vdekjes së tij. The Sun shkruan se Michael Turegano, një fans i Jackson, i cili prej 8 vitesh po heton vdekjen e tij, thotë se mbreti i popit është gjallë dhe se episodi i Simpson është një mesazh për inskenimin e vdekjes së tij.