Na duhet të pranojmë që këngët e saj nuk janë më të bukurat që kemi dëgjuar ndonjëherë, ama reperja Nicki Minaj numëron plot 80 këngë në Billboard Hot 100 e miliona dollarë nga shitjet e tyre. Të ngrejë dorën kush e ndjek reperen në rrjetet sociale (më së shumti) për të parë fotot hot dhe provokuese që Nicki poston jo rrallëherë. Madje, videoja e saj më e shikuar është videoklipi ku Minaj është gjithë kohës duke bërë “twerk”, “Anaconda”.
Epo, na duhet t’ju themi se Nicki ndryshoi 360 gradë!
Reperja e “Super bass” ka hequr dorë nga të bërit “twerk” dhe kërkon të ndryshojë botën duke bindur njerëzit të lexojnë libra. Po, po, e lexuat mirë! Ajo ka shkruar një status në Twitter ku shprehet se videoklipi i këngës “Rake It Up” nuk do të publikohet, pasi njerëzit duhet të ndalojnë së bëri “twerk” dhe të lexojnë ndonjë libër.
“Ne kemi vendosur që të mos e publikojmë videoklipin e “Rake It Up”, kështu që njerëzit të ndalojnë së bëri “twerk” dhe të fillojnë të lexojnë. Le të ndryshojmë botën me një libër!” – shkruan Nicki.
Na lejoni t’ju themi se videoja është xhiruar, por Nicki duket se ka ndryshuar mendje.
Burimi: Blitz.al