Met Gala? Këngëtarja shqiptare i ka kaluar yjet botërore përpara 5 vitesh!

Showbiz

met gala
Eventi më i përfolur i vitit, “Met Gala”, kishte këtë vit si kod veshjeje ‘hyjnoren’. Si çdo vit, në Met Gala vendoset një temë e caktuar, sipas të cilës personazhet e njohur krijojnë veshjet e tyre. “Trupat qiellor” të këtij viti, zbritën në tapetin e kuq me disa krijime mjaft të bukura dhe të veçanta. Mirëpo, këtë temë, përpara galasë së madhe, e ka realizuar një këngëtare shqiptare.

E për kë tjetër mund të bëhej fjalë, përveçse Aurela Gaçen? Aurela ka publikuar disa foto në Instagram, ku ka treguar një prej fustaneve të saj të dasmës, të realizuar përpara 5 vitesh. Nëse e shihni fustanin, është perfekt për temën e Met Gala dhe ka plot detaje të cilat i pamë në tapetin e kuq. Edhe një herë tjetër, Aurela ia doli të jetë një hap përpara të gjithëve përsa i përket stilit.