Dy të rinjtë të cilët së shpejti pritet të zyrtarizojnë dashurinë e tyre në martesë, shpesh herë i bëjnë surpriza apo i dedikojnë fjalë mjaft të ëmbla njëri-tjetrit publikisht. Amine Gulse dhe Mesut Ozil, janë treguar mjaft të hapur me lidhjen e tyre, duke ndarë të gjitha momentet e bukura me fansat.
Së fundmi, Amine ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte një surprizë nga Mesut. Mesut ka zbukuruar të gjithë shtëpinë me qirinj dhe tullumbace, ku ishin të pranishëm për të festuar të gjithë njerëzit e afërt të çiftit. Ai gjithashtu ka postuar një foto në Instagram, ku shihet çifti së bashku me dy qenushat e tyre, në të cilën shkruan: “Familja të uron gëzuar ditëlindjen, të duam shumë.”