Messi mposht Ronaldon edhe për veturën më të shtrenjtë në botë

Showbiz

messif-690x391.jpg

 

Është padyshim futbollisti më i madh në planet momentalisht, e ndoshta edhe i të gjitha kohërave, dhe që luan për një nga klubet më të mëdha dhe më të mira të futbollit në botë.
Është ky Lionel Messi, i cili, veç të arriturave të mëdha në futboll, tani ka blerë veturën më të shtrenjtë në botë.
Kjo veturë kishte dalë në ankand në fillim të këtij muaji në ngjarjen “Articular Motorcars Sallon Retromobile” e cila është mbajtur në Paris, transmeton Koha.net.
Fjala është për modelin Ferrari 335 S Spider Scaglietti i vitit 1957, model i cili është blerë nga Messi për 32 milionë euro.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, pronari i mëparshëm i kësaj veture ishte Alessandro Proto, agjenti italian i patundshmërive, i cili ka lajmëruar mediat se Messi ka blerë këtë veturë pasi që edhe rivali i tij Cristiano Ronaldo është interesuar për blerjen e kësaj veture.