Mësohet emri që Ermali dhe Ami kanë zgjedhur për vajzën e tyre

Showbiz

ermlimin jbnf

Para disa ditësh Ami dhe Ermali u bënë prindër të një vajze. Teksa na njohën me portretin e vajzës që ditën e parë të lindjes, nuk ndodhi e njëjta gjë me emrin. Çifti nuk po binte dakord për një emër. Madje u tha që ata po tentonin të bënin një kombinim të emrave të tyre. Por mesa duket as kjo nuk i ka bërë në një mendje për një emër.

Emri i vajzës së Amit dhe Ermalit është si ai i këngëtares me famë botërore. Princesha e familjes quhet Sia. Ne i urojmë jetë të gjatë dhe ta gëzojë emrin përgjithmonë!