Ndërsa gjithkish ka gjetur mënyrën që nëto ditë zie për Turqinë, të qëndrojë pranë familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve nga tërmeti, edhe çifti i aktorëve të njohur Fahrije Evçen dhe Burak Ozcivit në një lidhje të drejtëpërdrejtë në youtubi, pëcollën një mesazh prekës që lëndoi zemrat dhe shtoi interesin për të ndihmuar në vazhdimësi: Çifti dhe të tjerë persona të jetës publike, si mjekë, trajtuan rastin e një fëmije i cili kërkonte nënën e tij pas tërmetit. “Shpresoj që ky rast të mos fshihet nga mendimet dhe ndërgjegjja juaj”, thanë aktorët në mesazhin e tyre.
Edhe pse nuk mund të shërohen plagët që shkaktoi tërmeti për familjarët që humbën të shtrenjtët e tyre, aktorët u munduan të ‘mjekonin’ sado pak ato, duke i gjetur zgjidhje nevojave emergjente, si strehimi dhe ushqimi. Ata arritën të mblidhnin afërsisht 400 mijë dollar. Evcen, njësoj si bashkëshorti i saj, i vazhdoi thirrjet për ndihmë edhe në rrjetet sociale.
Me një mesazh prekës dhe përlotës, me zemrën e butë e të ndjeshme të një nëne, aktorja e famshme , nënë e dy fëmijëve, njoftonte se sa me shumë kalonte koha, aq më shumë viktima identifikoheshin dhe më të prekurit nga ana psikologjike ishin fëmijët! Në postimine saj ajo drejtonte lutje që në gjithkush të përpiej të gjente mundësinë përmes lodrave, librave e veshjeve t’i shpërqëndronte mendimet e këtyre fëmijëve fatkeq.